AP BRERA – SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E 11-TË

Kuqezinjtë të premten në Strumicë ndeshen me AP Brera në duelin e xhiros së 11-të në LPFMV. 

AP Brera vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e 11-të
• Stadiumi | Stadiumi “Blagoj Istatov”, Strumicë
• E premte | 31 tetor | ora 13:30
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Të premten kemi ndeshje tjetër kampionale kur si mysafir ndeshemi me Brerën 
  • Në Strumicë synojmë të kthehemi në rrugën e fitoreve, pas dështimit të hënën
  • Dueli me AP Brera luhet në “Blagoj Istatov” në Strumicë me fillim në orën 13:30

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Portieri Astrit Amzai nuk do të jetë në përbërje për këtë ndeshje, për shkak të disa problemeve me unazat e belit.

Rikthehen:

  • /

FAKTE SHTESË

  • Skuadra nesër zhvillon ndeshjen e dytë kampionale brenda pesë ditëve 
  • Pas humbjes nga Vardari, ekipi kërkon të reagojë në transfertën me Brerën
  • Strumicasit janë në formë pozitive, me 3 fitore dhe barazim në 4 ndeshjet e fundit
  • Nga 10 ndeshje Brera ka 15 pikë dhe mban pozitën e 6 në renditjen tabelare
  • Kuqezinjtë fitojnë 4 ndeshjet e fundit me Brerën, derisa nuk mundemi 9 ndeshje me radhë 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top