Alhassan | “Forma e skuadrës shkon duke u ngritur”

“Fatmirësisht tejkaluam pengesat juridike. Një dokument i dhënë gabimisht nga vendi im na komplikoi gjërat, por tash mendoj vetëm pozitivisht”, thotë mesfushori nga Nigeria, i cili pritet të luajë të dielën ndaj Shkupit. 

Kuqezinjtë me intensitet të shtuar përgatiten për vazhdimin e kampionatit ku pas 4 xhirove të para jemi liderë të renditjes tabelare. Pauzën kampionale shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese e plotësuam me takim kontrollues me Besën e Dobërdollit (fitore 3:1), ndeshje ku ndër lojtarët më të dalluar ishte Adamu Alhassan. 

“Ndeshje e bukur nga ekipi ynë dhe fitore që tregon se vazhdojmë të përmirësohemi çdo ditë. Në ndeshje kontrolluese rezultati është në plan të dytë, por epilogu dhe paraqitja na japin të drejtë të besojmë se ecim në drejtimin e duhur”, shprehet Alhassan, i cili më në fund është federuar dhe ka të drejtë loje që në ndeshjen e fundjavës ndaj Shkupit në Çair. 

“Fatmirësisht tejkaluam pengesat juridike. Një dokument i dhënë gabimisht nga vendi im (Nigeria) na komplikoi gjërat, por tash mendoj vetëm pozitivisht. Falënderoj klubin për angazhimin maksimal për të rregulluar dokumentacionin dhe besoj se në terren do t’ua kthej me paraqitje të mira dhe angazhim maksimal”, thotë Alhassan. 

Shkëndija vazhdon punën sipas planit dhe nga mesi i javës pritet të jemi të kompletuar me kthimin e reprezentuesve (R. Ramadani, Kërstevski, Ademi dhe Meliqi ishin grumbulluar nga shpresat e vendit). 

Ndeshjen e xhiros së pestë të LPFMV, kuqezinjtë e luajnë të dielën (15 shtator) në Çair përballë Shkupit. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top