
Të enjten në Qipro ndaj AEK Larnacas zhvillojmë takimin e fundit në fazën e ligës UEFA Conference League. Rezultati pozitiv na çon në fazën e play offit.
AEK Larnaca vs Shkëndija
• Conference League | Round 6
• Stadiumi | “AEK Arena”, Larnaka
• E enjte | 18 dhjetor | ora 21:00
• Transmetimi | Super Sport
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija në Larnaka të Qipros ndaj AEK-ut zhvillon duelin e 6 në Conference League
- Kuqezinjtë kërkojnë rezultat pozitiv që do të na jepte kalim në fazën e ardhshme
- Skuadra sonte zhvilloi seancën stërvitore në “AEK Arena” të Larnakas
SITUATA NË SKUADËR
Mungon:
- /
Rikthehet:
- Fabrice Tamba kthehet në kombinim, pasi humbi ndeshjen e fundit me Slovan Bratislavën për shkak të dëmtimit. Ndërkohë kthehet edhe mesfushori Ibrahim Alhassan, i cili ndeshjen me Slovanin e lëshoi shkaku i pezullimit me 3 kartona të verdhë.
FAKTE SHTESË
- Kuqezinjtë pjesëmarrjen e parë në Conference League mund ta vazhdojnë përtej “grupit”
- Shkëndija në Larnaka ndaj AEK-ut synon rezultat që na çon në fazën tjetër
- Për herë të parë në histori luajmë në Qipro me një ekip nga ky vend
- Në këtë duel vijmë pas triumfit 2:0 ndaj Slovan Bratislavës në Shkup
- AEK Larnaca zhvillon super kampanjë dhe tashmë ka siguruar kualifikimin
- Në start qipriotët mundën AZ Alkmarin 4:0 dhe Crystal Palace 0:1
- Skuadra jonë kompletohet me kthimin e Alhassanit dhe Tambës
- Ekipi sonte u stërvit në stadiumin “AEK Arena” dhe duket gati për nesër
- Drejtësinë e ndan arbitri Manfredas Lukjancukas nga Lituania

